-
1 Bujar
emër mashkulli (në gjuhën shqipe)● BUJAR m. sh. hist. Pronar i madh tokash, përfaqësues i shtresës më të lartë e të privilegjuar të klasës shfrytëzuese në shoqërinë feudale; fisnik.● BUJAR mb. 1. Që është dorëdhënë e zemërgjerë; i ndershëm e shpirtgjerë, fisnik. Njeri bujar. Zemër bujare. Popull bujar. Sjellje bujare. Ndihmë bujare. Sa bujar je, aq miq ke. fj. u. 2. hist. Që ka të bëjë me shtresën e bujarëve, që lidhet mearistokracinë feudale, i bujarëve. Familje bujare. 3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Bujar i madh. Shtëpia e bujarit është e mikut dhe e shtegtarit. fj. u.● BUJARI f. 1. Të qenët bujar e i pritur, vetia e njeriut dorëdhënë e zemërbardhë; zemërgjerësi, shpirtmadhësi, fisnikëri shpirtërore. Bujaria e shqiptarit. Pres me bujari. 2. hist. Shtresa më e lartë dhe e privilegjuar e klasës shfrytëzuese, shtresa e aristokracisë në shoqërinë feudale; tërësia e bujarëve, bujarët, fisnikëria; parësia, shtresa më e lartë në një fis. Bujaria feudale. Bujaria e lartë. Bujaria e fisit. Shtresa e bujarisë.